Krimet zgjedhore, pas Shkodrës, Dumani zbarkon në Prokurorinë e Lezhës
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani zhvilloi të enjten një takim me drejtues të Prokurorisë së juridiksionit të Përgjithshëm dhe drejtuesit e policisë vendore të qarkut Lezhë.
Takimi i kreut të SPAK me drejtuesi e drejtësisë këtë qark vijnë fill pas takimit që Dumani zhvilloi në Prokurorinë e Shkodrës në qendër të të cilit ishin hetimet e SPAK lidhur me krimet zgjedhore.
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, shkoi me urgjencë paraditen e së enjtes në Shkodër për të ndjekur nga afër një operacion të gjerë hetimor që po zhvillohet në kuadër të krimeve zgjedhore.
Burime nga Policia e Shkodrës bëjnë me dije se personat që po procedohen penalisht janë anëtarë të Shtabit Elektoral të Partisë Social Demokrate të drejtuar nga Tom Doshi.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara