Rama mesazhin e fundit Diasporës: Mos e humbni takimin me historinë në 11 maj

9 Maj 2025 | 10:54

Kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi videon bëri thirrjen e fundit për shqiptarët e diasporës që të bëhen pjesë e procesit zgjedhor të 11 majit, që e cilësoi takim me historinë.

Sipas Ramës, shqiptarët e diasporës nuk duhet të humbin shansin që iu dha për herë të parë në histori që të votojnë drejtpërdrejtë nga vendet ku jetojnë, në një palë zgjedhje që përcaktojnë të ardhmen evropiane të vendit.

“Dua t’i jap mesazhin e fundit shqiptarëve të diasporës në Greqi, Angli, Itali, Gjermani ku ende ka zarfe që janë nëpër shtëpi dhe ku ende ka kohë për t’u bërë pjesë e takimit historik të 11 majit për të takuar historinë me shumicën e shqiptarëve që në 11 maj do përcaktojnë rrugën e fatit evropian të Shqipërisë. Jeni në kushtet kur për herë të parë në histori mund të votoni nga vendet ku jetoni dhe keni shansin historik të merrni pjesë në një palë zgjedhe që do të përcaktojnë ku do të jetë Shqipërua në 2030, si do përmbyllë negociatat në 2027”, apeloi Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohen 5 persona. Momenti kur policia merr protestuesen (VIDEO)

Policia e Shtetit ka intensifikuar ndërhyrjet në terren duke kryer një tjetër shoqërim pranë godinës së Parlamentit. Pak kohë pas shoqërimit të protestuesit të parë,...
11:58 | 23/07/2026

Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend ka komentuar lidhur me masat e marra për protestën që po zhvillohet para Parlamentit. Ajo...
11:53 | 23/07/2026

Protestuesi ndihet keq, humbet ndjenjat në mes të turmës! Mbërrin ambulanca

Krahas përplasjeve fizike dhe tensioneve, situata para Parlamentit ka regjistruar edhe momente paniku për një protestues. Një prej protestuesve nuk është ndier mirë dhe i...
11:50 | 23/07/2026