Rama: U miratua hapja e 8 grup-kapitujve të tjerë, 11 maji përcakton fatin evropian

8 Maj 2025 | 08:58

Kryeministri Edi Rama tha gjatë komunikimit të tij “Sy më sy” me ndjekësit në rrjetet sociale se është aprovuar hapja e 8 grup-kapitujve të tjerë negociatash me BE.

Rama u shpreh ky progres i shpejtë është tregues i angazhimit të Shqipërisë dhe vullnetit politik për të përmbushur standardet europiane ndërsa theksoi se fati evropian i vendit vendoset me zgjedhjet e 11 majit.

“Dje kur po shkoja në Fier, mora lajmin se grupkapitulli tjetër i negociatave u aprovua për t’u hapur. Pra kemi hapur 16, hapim edhe 8 të tjerë tani. Mbeten edhe 11 për t’u hapur dhe kam besim dhe shpresoj e uroj që me fuqinë e re të 11 majit të hapim edhe 11 të tjera brenda këtij viti. Do të ishte rekord evropian se asnjë vend s’i ka hapur të gjithë kapitujt në një vit dhe asnjë tjetër me afat në tre vjet. Fati evropian është në duart tona”, u shpreh Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për veprën penale të vjedhjes. Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë...
13:39 | 23/07/2026

Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me deputeten socialiste Elisa Spiropali e cila i bëri pyetje se nësë është gati të...
13:37 | 23/07/2026

Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti

Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e kësaj të enjteje në plazhin e Orikumit, ku një turist shqiptar, rreth 75 vjeç, ka humbur jetën pasi...
13:04 | 23/07/2026