McAllister në mbështetje të Tabakut: Partnere e palëkundur për integrimin europian
Vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, David McAllister, Zëvendëspresident i Partive Popullore Evropiane dhe kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian, ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë mbështetjeje për Jorida Tabakun dhe Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Në një videomesazh të publikuar nga Tabaku, McAllister vlerësoi rolin e deputetes në proceset integruese dhe apeloi ndaj zgjedhësve ta mbështesin në mënyrë që ajo të vijojë punën e saj.
“Jorida ka qenë gjithmonë një forcë e vërtetë nxitëse për integrimin evropian të Shqipërisë. Ju lutem sigurohuni që të dielën ajo të mund të vazhdojë punën e saj të madhe,” tha McCallister.
Ai e përshkroi Tabakun si një figurë kyçe në marrëdhëniet mes EPP dhe Partisë Demokratike, duke thënë:
“Gjatë viteve, Jorida Tabaku ka qenë një kontakt kyç për ne në Parlamentin Evropian dhe veçanërisht në EPP. Me punën dhe përkushtimin e saj, ajo ka ndërtuar ura dhe ka luajtur një rol thelbësor në forcimin e marrëdhënieve midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe EPP.”
Tabaku, e cila garon në listën e hapur të PD në Qarkun e Tiranës, ka shpërndarë videomesazhin e McAllister në rrjetet sociale, duke e falënderuar publikisht për mbështetjen që i ka dhënë asaj personalisht dhe Partisë Demokratike në këtë garë elektorale.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë