Ronaldo i papëlqyer në Arabi, tifozët kërkojnë largimin e portugezit
Al Nassr pritet ta mbyllë sezonin pa asnjë trofe, një situatë që ka sjellë irritim të madh në radhët e tifozëve të klubit saudit. Pakënaqësia ka shpërthyer në rrjetet sociale, ku mbështetësit e skuadrës jo vetëm kanë kritikuar drejtuesit, por edhe yllin portugez të ekipit, Cristiano Ronaldo.
Në ndeshjet e fundit, Ronaldo është parë shpeshherë i frustruar në fushë, me reagime të ashpra ndaj bashkëlojtarëve të tij, të cilët duket se i ka fajësuar për rezultatet negative. Pikërisht këto sjellje kanë ndezur zemërimin e tifozëve, të cilët e shohin atë si një nga përgjegjësit kryesorë për dështimin e skuadrës.
Edhe pse i konsideruar si një nga transferimet më të bujshme në historinë e kampionatit saudit, 40-vjeçari që nga mbërritja e tij në Arabinë Saudite ka arritur të fitojë vetëm një trofe. Kjo ka ngritur dyshime te tifozët nëse prania e tij po i sjell vërtet vlerë skuadrës, apo thjesht po rëndon atmosferën në dhomat e zhveshjes.
Presioni ndaj Ronaldos dhe klubit pritet të rritet në javët e mbetura, me të ardhmen e tij që tashmë vihet seriozisht në pikëpyetje.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)