“Kam marrë gati 12 mesazhe nga kandidatë për deputetë”, Karamuço: Krim zgjedhor

9 Maj 2025 | 22:23

I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli në lidhje me krimet zgjedhore.

Sipas tij, kodi penal është i varfër në lidhje me këto krime ndërsa foli shumë i shqetësuar mbi disa mesazhe që i kishin ardhur në celular, ku kandidatë të ndryshëm kërkonin votën.

Karamuço i quajti edhe këto mesazhe si krim zgjedhor dhe besdisje për njerëzit pasi shkelin dhe privatësinë dhe nuk dihet si përdoren të dhënat.

“Ne kemi një problem që në kodin penal ende të pandryshuar që e kemi aktualisht, e kemi shumë të varfër në lidhje me dispozitat e krimit zgjedhor. E dimë vetë, ato standaret e blerë, kush e bleu, iku me vulë komisionerët, tërheqja kjo ajo, po këtë realitet që po prekim sidomos pas 2021 që kulmoi në 2025. Dhe ai mesazhi që mua më vjen nga një deputet apo kandidat që une se njoh fare dhe thotë ‘shiko këtu, do më votosh mua’, duke përdorur të dhënat e mia personale është krim zgjedhor. Jam i barazlarguar dhe nuk dua të besdisem nga këto gjëra. Ti s’ke pse më përdor numrin tim pa leje, por vetëm kur ta jap lejen. Kam gati 10-12 mesazhe, që janë nga ato që nuk i kthej dot përgjigje, ku ti thoja, ku ma gjete numrin e telefonit”, tha Karamuço.

Karamuço tha se fushata gjithsesi ka qenë e qetë dhe pa incidente të rënda dhe është menaxhuar mirë nga strukturat e policisë së shtetit.

“Ne kemi pasur një fushatë të qetë dhe të mirëmenaxhuar nga ana e policisë. Me aq sa kapacitete kemi, nuk ka pasur agresivitet mes kandidatëve dhe mbështetësve të tyre. Nuk ka pasur përplasje fizike apo ngjarje të rënda, nuk po flas për krime zgjedhore, blerje votash etj.,” tha Karamuço.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)

Protesta qytetare vijon në ditën e 57-të të saj teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skëndërbej”...
20:06 | 26/07/2026

Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit

Aktivisti Arben Kola këtë të diele pak para nisjes së protestës së sotme u ka bërë thirrje publike qytetarëve që të mblidhen nesër më 27...
19:50 | 26/07/2026

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e angazhuara po vijojnë punën për shuarjen e zjarrit që përfshiu pyllin e Sodës, në aksin rrugor drejt plazhit të Zvërnecit....
19:05 | 26/07/2026