Korrupsion në zgjedhje/ SPAK dhe policia e Kukësit shpallin në kërkim 2 persona

10 Maj 2025 | 21:31

Policia e Kukësit, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ushtruar kontrolle në banesat e dy shtetasve, Gazmend Peposhi dhe Kalosh Peposhi, në kuadër të një hetimi për korrupsion zgjedhor.

Sipas autoriteteve, ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal. Të dy shtetasit janë shpallur në kërkim dhe forcat e rendit vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Hetimet po drejtohen nga SPAK, ndërsa strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës janë duke punuar intensivisht për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë. Dyshohet se janë shpërndarë para për të orientuar votën e qytetarëve në favor të një subjekti të caktuar politik.

Autoritetet kanë bërë të ditur se veprimet hetimore do të vijojnë deri në zbardhjen e plotë të çështjes dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026