Kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Hysen Xhura, kallëzim në SPAK: Po kërcënohem

11 Maj 2025 | 07:03

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun e Tiranës, Hysen Xhura, ka dorëzuar një kallëzim pranë Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku denoncon një ngjarje të rëndë kërcënimi dhe shantazhi, që lidhet drejtpërdrejt me angazhimin e tij në zgjedhje.

Në denoncimin e dorëzuar, Xhura shprehet se shtetasi Miklovan Arapi, punonjës i IKMT-së pranë Bashkisë Tiranë, së bashku me vëllain e tij Roland Arapi, një person me precedentë penalë dhe rrezikshmëri të lartë, kanë shkuar pranë pronës së babait të tij dhe kanë kërcënuar me jetë një nga punonjësit e familjes. Më tej, sipas kandidatit të Koalicionit Euroatlantik ata kanë penguar dhe shantazhuar punëtorë të tjerë, duke ndaluar aktivitetin e tyre.

“Këto veprime janë të lidhura me fushatën time dhe synojnë të më frikësojnë si kandidat për deputet,” deklaron Xhura, i cili shton se me këta persona ka pasur edhe më parë përplasje, për të cilat ka kallëzuar në SPAK, por pa marrë përgjigje mbi ecurinë e hetimeve.

Më shqetësues, sipas tij, është fakti që ngjarja e sotme është denoncuar menjëherë në Policinë e Shtetit, pranë Besmir Dervishit, shefi i Komisariatit Nr. 3, por institucionet nuk kanë reaguar.

“Autorët janë të njohur për organet e rendit dhe të drejtësisë, por pavarësisht kësaj, Policia nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Po përballemi me një situatë që ngjan me veprimtari të një grupi të strukturuar kriminal, që ushtron presion dhe dhunë për arsye politike”, thekson Xhura.

Ai i ka vënë në dispozicion SPAK-ut edhe materiale filmike që dokumentojnë kërcënimet dhe deklaron gatishmërinë për të bashkëpunuar me oficerët hetimorë në çdo moment.

“Jam i vendosur të mos tërhiqem përballë frikësimit dhe shkeljes së ligjit. Kërkoj ndërhyrje të menjëhershme për të garantuar sigurinë time dhe të familjes sime, si dhe mbarëvajtjen e një procesi zgjedhor të ndershëm,” përfundon ai në denoncimin e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026