Sherr në një QV në Pogradec, simpatizanti i PD qëllon me grusht komisionerin
Një incident ka ndodhur në një qendër votimi pranë shkollës “Esat Minarolli”, në Pogradec.
Sipas informacioneve një simpatizant i Partisë Demokratike ka goditur me grushta një komisioner në Qendrën e Votimit i cili përket Partisë Socialiste.
Sipas të dhënave shtetasi në fjalë është shoqëruar nga policia e Pogradecit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:20, shtetasi E. G., që është komisioner në qendrën e votimit nr.3901/00 Pogradec, ka njoftuar tek salla operative, se brenda ambienteve të qendrës së votimit është goditur nga shtetasi L. T.,
Menjëherë është shkuar në afërsi të qendrës së votimit, dhe është bërë shoqërimi i shtetasit L. T., për në ambientet Komisariatit.
Në Komisariat është paraqitur dhe shtetasi E. G., për të bërë kallëzim.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West