240 vëzhgues të OSBE në terren, Zanier: Kemi ndjekur fushatën, konkluzionet nesër
Kreu i Misionit të OSBE në vendin tonë Lamberto Zanier tha në një komunikim për mediat se vëzhguesit e ODIHR, që janë 240 në terren dhe 135 të tjerë nga BE dhe PE, kanë ndjekur me vëmendje fushatën dhe do të finalizojnë punën e tyre sot me ditën e votimit.
Zanier tregoi se nesër në orën 15:00, OSBE-ODIHR do të dalë në një konferencë për shtyp lidhur me konkluzionet.
“Kemi 240 vëzhgues dhe 135 të tjerë nga vendet anëtare të OSBE nga Parlamenti Evropian. Jemi këtu prej disa javësh dhe kemi vëzhguar fushatën dhe nesër do të paraqesim konkluzionet në një konferencë për shtyp në orën 15:00. Një pjesë e vlerësimit tonë do të jenë edhe procedurat e votimit elektronik. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me KQZ dhe ka qenë një marrëdhënie shumë korrekte. Ju e keni parë raportin tonë paraprak, ku kemi thënë se po i ndjekim çështjet dhe do t’i paraqesim rezultatet nesër”, tha Zanier.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet