Shpërthen bombola e gazit në Fier, 4 të plagosur, 3 nga të cilët policë e zjarrfikës

11 Maj 2025 | 14:16

Katër persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi mesditën e së dielës në Fier, 3 nga të cilët pjesë e ekipit që kishin mbërritur në vendngjarje, policë dhe zjarrfikës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20, në lagjen “Konferenca e Pezës”, në banesën e shtetasit E. H., ka shpërthyer një bombol gazi ku për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital për mjekim pronari i banesës.

Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë dhe forcave zjarrfikëse, bombola ka pasur një shpërthim të dytë dhe për pasojë janë dëmtuar 2 punonjës të policisë, shtetasi Xh. P. dhe I. K., si edhe një punonjës i zjarrfikëses, shtetasi Sh. K., të cilët po marrin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026