Euronews Albania siguron rezultatet e zgjedhjeve në 20 qendra votimi në Vorë
Euronews Albania ka siguruar rezultatet paraprake nga 20 qendra votimi në qytetin e Vorës, ku është aplikuar sistemi i votimit dhe numërimit elektronik. Sipas këtyre të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 1854 vota, ndërsa koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore (ASHM), i udhëhequr nga Partia Demokratike, ka marrë 1139 vota.
Edhe pse procesi i numërimit elektronik në Vorë ka përfunduar, rezultati përfundimtar zyrtar nuk do të publikohet deri ditën e nesërme, pas një kërkese të bërë nga Partia Demokratike për shtyrjen e shpalljes së rezultatit.
KQZ pranoi kërkesën e demokratëve, vendim i cili u cilësua si arbitrar nga Partia Socialiste.
Ndërkohë, simpatizantët e PS-së në qytet kanë nisur festimet në mënyrë spontane, duke hedhur fishekzjarrë në ajër. Megjithëse zyrtarisht asgjë nuk është shpallur ende, ata deklaruan për Euroneës Albania se “nuk e dinin rezultatin, por ndjenin fitoren”.
LEXONI GJITHASHTU:
- KQZ publikon pjesëmarrjen e votimit në zgjedhje, qarqet që kryesojnë
- Euronews Albania siguron rezultatin e kutive të tjera të numëruara në Vorë
- Numërimi elektronik në Vorë, Euronews Albania siguron rezultatet e kutive të para
Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili
- 15:40 1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb