“190 mijë vota nga diaspora presin të numërohen”, Topalli tregon problemet në Greqi

11 Maj 2025 | 22:47

E deleguara e PD për votën e diasporës Jozefina Topalli, Jozefina Topalli, e pozicionuar te Parku Olimpik në Tiranë, aty ku do të bëhet numërimi i votave të diasporës, foli për Euronews Albania në lidhje me procesin e votës së diasporës dhe pritshmëritë e saj.

E pyetur pse nuk ka nisur ende numërimi i votës së diasporës, Topalli tha se ndoshta është një çështje teknike dhe janë në pritje për të filluar, ndërsa shtoi se do të jenë rreth 190 mijë vota për t’u numëruar.

Ajo foli gjithashtu për procesin në Greqi, ku theksoi se duhet të bëhet ndarja e zarfeve të ardhura nga ky shtet për të bërë verifikimet për problemet që janë shfaqur atje. Topalli shfaqi dyshime se struktura të PS mund të kenë luajtur rolin e nënkontraktorit për shpërndarjen e zarfeve me fletët e votimit.

“Ne mendojmë se ishte një ditë shumë e bukur dhe urojmë të mbyllet po aq bukur. Është e rëndësishme të numërohet vullneti i shqiptarëve. Ndoshta është çështje teknike që nuk ka nisur ende numërimi i votës së diasporës. Dua të falënderoj të gjithë ata nga diaspora që votuan dhe ata që erdhën për të votuar. Presim një kthesë të madhe përsa i përket Greqisë. Ne kemi më shumë se dhjetë ditë që denoncojmë publikisht dhe përmes juristëve tanë në KQZ për një proces që ka krijuar shqetësime serioze. Sot kemi plotësuar kërkesën që të ketë një ndarje të veçantë të kutive të votimit, në mënyrë që kur të vijë momenti të analizojmë procesin në Greqi dhe të verifikojmë standardet e zbatimit të Kodit Zgjedhor. Atje ka dyshime se kush e ka bërë shpërndarjen si nënkontraktor – ka mundësi që të kenë qenë strukturat e PS. Ne kërkojmë verifikimin e këtyre dyshimeve serioze. Janë rreth 190 mijë zarfe me vota për t’u numëruar,” u shpreh Topalli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026