SPAK reagon për krimet zgjedhore: Po hetojmë 39 kallëzime

12 Maj 2025 | 11:32

SPAK ka reaguar lidhur me krimet zgjedhore. Prokuroria e Posaçme po heton 39 kallëzime për krimet zgjedhore, ku 17 kallëzime janë dërguar për verfikim në polici, për 25 kallëzime u vendos mosfillimi i hetimit.

Njoftimi i SPAK:

39 materiale kallëzuese kanë kaluar në fazën e hetimit (janë regjistruar si procedime penale).

25 janë vendime për mosfillim të hetimit penal.

24 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore.

17 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë. (për informacion shtesë ose për kryerje të veprimeve të para).

1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese. Pjesa e mbetur është në proces verifikimi.

21 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit.

1 është referuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

8 janë nisur kryesisht nga SPAK.

3 kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm.

3 janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

3 janë bazuar në kallëzimet e subjekteve politike.

33 procedime janë regjistruar për veprën penale të nenit 328 (korrupsionit aktiv në zgjedhje).

4 procedime janë regjistruar për të dy nenet, respektivisht, sipas nenit 328 me nenin 328/b (korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje).

1 procedim është regjistruar sipas nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike).

1 procedim është regjistruar për nenin 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike dhe nenin 248 (shpërdorimi i detyrës).

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026