PS fiton Devollin, Peleshi: Rezultat historik, bëmë diferencë në të gjitha drejtimet
Është mbyllur procesi i numërimit të votave në bashkinë Devoll. Partia Socialiste ka fituar në bastionin e djathtë me 6905 vota ose 50,56 për qind të votave.
Ndërkohë Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 5713 vota ose 41, 83 për qind të votave. Pas shpalljes së rezultatit ka nisur festa në kampin socialist të fushatës në këtë qark.
Drejtuesi politik i PS në këtë qark Niko Peleshi e ka cilësuar një fitore historike që ka treguar rritje nga viti në vit të PS në këtë bashki.
“E dëgjuar rezultatin, është mbi 1200 vota PS në Devoll, është historike, është një grafik në rritje nga viti në vit. Bëmë një diferencë në të gjitha drejtimet, nuk dua ta shpall si triumf, për ne është një mandat pune; duhet ta anëtarësojmë Shqipërinë në BE brenda këtij mandati”, tha Peleshi.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë