Thaçi telefonon Ramën një ditë pas zgjedhjeve, kryesocialisti: Prekëse
Një ditë pas zgjedhjeve të majit, kryeministri Edi Rama duket se ka marrë një telefonatë nga ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama me anë të një postimi në Facebook.
“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë”, shkruan Rama.
Bashkëngjitur me këtë shkrim, ajo që vihet re në postimin e kryetarit të PS është një fofot në të cilën ai duket me kurriz e me telefon në dorë, ndërsa përballë është kompjuteri në ekranin e të cilit arrihen të lexohen në word fjalët: “Tiranë e dashur, Shqipëri e shtrenjtë, Shqipëri, Europë”.
Telefonata e Thaçit për kryeministrin Rama vjen në një moment të rëndësishëm, ku partia e drejtuar prej këtij të fundit, duket se po përgatitet për mandatin e katërt të qeverisjes.
Deri më tani në total janë numëruar 2356 QV nga 5225 QV që janë në total. Partia Socialiste kryeson me 322221 vota që përkthehen në 52,67%. E dyta është Partia Demokratike me 208516 vota, që përkthehen në 34,09%.
Për rezultatet në kohë reale kliko (këtu)

LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë