Garë e fortë në Lezhë, si bëhet ndarja e mandateve

12 Maj 2025 | 16:51

Procesi i numërimit të votave në qarkun e Lezhës po vijon me ritme të qëndrueshme. Deri më tani janë numëruar 96 nga 245 qendra votimi, ose rreth 39% e kutive. Të dhënat paraprake tregojnë për një garë të fortë midis Partisë Socialiste dhe koalicionit PD-ASHM, me një avantazh të lehtë për socialistët.

Sipas rezultateve të deritanishme:

  • Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka siguruar 11,139 vota, që përbëjnë 45.29% të totalit të deritanishëm.
  • Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ndjek nga afër me 10,629 vota, ose 43.22%.
  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ka marrë 1,230 vota (5.00%), ndërsa Partia Socialdemokrate (PSD) ka arritur në 712 vota (2.90%).
  • Forcat e tjera politike rezultojnë me përqindje më të ulëta.

Bazuar në këto rezultate dhe projeksionet aktuale, ndarja e mandateve në këtë fazë të numërimit parashikohet të jetë:

  • 4 mandate për Partinë Socialiste
  • 3 mandate për Koalicionin PD-ASHM

Gara mbetet e hapur ndërsa numërimi vazhdon, dhe përqindjet mund të lëvizin në varësi të rezultatit në qendrat e mbetura.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026