“Zjerm”, Shkodra Elektronike kualifikohet për finalen e madhe të Eurovision

13 Maj 2025 | 23:45

Shqipëria ka siguruar një vend në natën finale të Eurovision 2025, ku “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” ka arritur të kualifikohet mes 10 shteteve fituese të gjysmëfinales së parë, e mbajtur në Bazel, Zvicër.

Në natën e parë të Eurovision 2025, shtetet finaliste të gjysmëfinales së parë janë: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Polonia, San Marino, Estonia, Portugalia, dhe Ukraina. Kjo natë e karakterizuar nga energji dhe emocion solli një performancë të jashtëzakonshme nga Shqipëria.

Kënga “Zjerm” përfshiu simbole kombëtare, ndërsa koncepti skenik i frymëzuar nga legjenda e Rozafës krijoi një moment magjik.

Artistët finalistë, përfshirë Shqipërinë, do të rikthehen në skenë më 17 maj për të garuar për trofeun e Eurovision 2025.

Pas performancës spektakolare në parafialen, “Zjerm” dhe Shkodra Elektronike arritën të kalonin në finalen e madhe të Eurosong.

Kënga “Zjerm” fitoi Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar në fund të vitit 2024, dhe pas mbarimit të spektaklit dhe votimit, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama me një video-postim të performancës dhe një mesazh në rrjetin social.

“Zjerm në finalen e 17 majit në Eurovision! SHNDRIT, SHNDRIT, SHNDRIT!” – shkruan kryeministri, duke e shoqëruar me disa emoji zjarri dhe qielli me yje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjithashtu shprehu mbështetje dhe u bëri thirrje shqiptarëve që të votojnë për këngën “Zjerm”.

Ai shkroi: “Të dashur vëllezër e motra shqiptar kudo që jeni, votoni për Shkodrën Elektronike! Vazhdo me shndrit, shndrit, shndrit!”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë

Presidenti i Finlandës, Aleksandar Stub, tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë një zgjerim të konsiderueshëm me 40 shtete anëtare, përfshirë Kanadanë. Duke...
13:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026