Presidenti i Emirateve Arabe uron Ramën për fitoren: Do zgjerojmë bashkëpunimin
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e tij në zgjedhjet e 11 majit dhe marrjen e mandatit të katërt të qeverisje.
Në shkrimin e tij, presidenti i Emirateve të Bashkuara shprehet se ka besimin se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Emirateve do të vijojë të zgjerohet.
“Urime të sinqerta kryeministrit Edi Rama për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të Shqipërisë. Lidhjet midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë kanë dëshmuar një rritje të fortë vitet e fundit dhe kam besim se së bashku mund të vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin dhe të promovojmë zhvillimin e mëtejshëm për të mirën e kombeve dhe popujve tanë”,-shkruan Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Kryeministri Edi Rama do të qeverisë vendin edhe për katër vite të ardhshme. Partia Socialiste fitoi bindshëm në zgjedhjet e 11 majit, duke shënuar fitoren më të madhe ndonjëherë që pas vendosjes së pluralizmit në Shqipëri.
PS ka arritur të sigurojë e vetme 83 mandate, ndërkohë që ende vijon të numërohet vota e diasporës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur