Përndiqte një të mitur dhe i merrte para me anë të kërcënimit, në pranga 35-vjeçari
Një 35-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi prej një viti përndiqte një të mitur. Ai dyshohet se për një vit e ka kërcënuar të miturën dhe i ka marrë asaj shuma të konsiderueshme parash.
Rasti është denonduar në polici nga familjarët e vajës dhe 35-vjeçari është arrestuar, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera mbi bazën e kallëzimit të bërë nga familjarët e një shtetaseje të mitur, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë ndaluan me iniciativë shtetasin E. G., 35 vjeç, banues në Sarandë.
Bazuar në kallëzimin e familjarëve dhe në provat e siguruara gjatë hetimit, ky shtetas dyshohet se e ka përndjekur të miturën, përreth 1 vit, dhe duke e kanosur, i ka marrë asaj, një shumë të konsiderueshme parash.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur