Trump takon udhëheqësin e ri të Sirisë pas premtimit për heqjen e sanksioneve

14 Maj 2025 | 11:58

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është takuar të mërkurën me presidentin e ri të përkohshëm të Sirisë, Ahmad al-Sharaa, një ish-udhëheqës i kryengritësve, që kaloi vite i burgosur nga forcat amerikane pasi u kap në Irak.

Takimi ndodhi para se Trump të përfundojë qëndrimin e tij në Arabinë Saudite dhe të udhëtojë për në Katar, në kuadër të një turneu në Lindjen e Mesme, që do të përfshijë, gjithashtu, një ndalesë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Trump dhe al-Sharaa u takuan në praninë e princit saudit të Kurorës, Mohammed bin Salman.

Al-Sharaa u shpall president i Sirisë në janar, një muaj pas një ofensive të befasishme të grupeve kryengritëse të udhëhequra nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS), të cilën ai e drejtonte. Kjo organizatë është e shpallur terroriste nga SHBA-ja. Ato forca pushtuan Damaskun dhe i dhanë fund sundimit 54-vjeçar të familjes Assad.

Trump tha, para takimit, se vendimin për ta takuar al-Sharaan e mori pas inkurajimit nga princi saudit, Mohammed bin Salman, dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Ai premtoi, gjithashtu, se do të heqë sanksionet shumëvjeçare ndaj Sirisë.

“Në Siri ka një qeveri të re që, shpresojmë, do të arrijë të stabilizojë vendin dhe të ruajë paqen”, tha Trump në një fjalim të gjerë për politikën e jashtme të mbajtur të martën, ku njoftoi heqjen e sanksioneve që kanë qenë në fuqi që nga viti 2011.

“Kjo është ajo që duam të shohim në Siri”.

I njohur më parë me nofkën Abu Mohammed al-Golani, al-Sharaa ishte rreshtuar me radhët e al-Kaidës kundër forcave amerikane në Irak pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA-ja.

Ai ende përballet me një fletarrestim për akuza për terrorizëm në Irak. Dikur, SHBA-ja kishte ofruar një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacione mbi vendndodhjen e tij, për shkak të lidhjeve të tij me al-Kaidën.

Al-Sharaa u rikthye në Siri pas shpërthimit të konfliktit në vitin 2011, dhe mori drejtimin e degës së al-Kaidës, e njohur si Fronti Nusra. Më pas, ai e riemërtoi grupin në Hayat Tahrir al-Sham, dhe shkëputi lidhjet formale me al-Kaidën.

Sanksionet ndaj Sirisë datojnë nga koha e Bashar al-Assadit, i cili u rrëzua nga pushteti në dhjetor. Ato synonin të dëmtonin rëndë ekonominë e regjimit të tij.

Të dy administratat amerikane, administrata e kaluar e presidentit Joe Biden dhe administrata aktuale e presidentit Trump – i kishin lënë në fuqi këto sanksione edhe pas rrëzimit të Assadit, ndërsa vlerësonin qëndrimin e al-Sharaas, i cili ka mohuar lidhjet e mëtejshme me al-Kaidën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Organizata Ndërkombëtare Detare i përgjigjet Trumpit: Tarifa 20% në Hormuz nuk ka bazë ligjore

Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) ka marrë një qëndrim të qartë kundër deklaratave të Presidentit të SHBA-së Donald Trump në lidhje me vendosjen e një tarife...
18:48 | 13/07/2026

Gjykatësi amerikan anulon marrëveshjen e Trump me Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme

Një gjyqtar amerikan të hënën anuloi marrëveshjen e presidentit amerikan, Donald Trump me Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme, IRS e cila i dha atij...
18:46 | 13/07/2026

Britania bie dakord për t’u bashkuar me skemën e kredisë mbështetëse të BE-së për Ukrainën

Kryeministri britanik Keir Starmer nënshkroi të hënën anëtarësimin e Britanisë në një skemë kredie mbrojtëse të Bashkimit Evropian për Ukrainën, një nga veprimet e tij të fundit si...
18:32 | 13/07/2026