Rama tregon prioritetet e mandatit të katërt: Sa rriten rrogat dhe pensionet

14 Maj 2025 | 19:35

Në fjalimin e tij të fitores para mbështetësve në sheshin Skënderbej, Kryeministri Edi Rama listoi të gjitha prioritetet për mandatin e tij të katërt, që përfshijnë rritjen e prodhimit kombëtar, rritjen e rrogave e pensioneve, zhvillimin e turizmit, industrisë, bujqësisë dhe shëndetësisë.

“Do të rrisim prodhimin kombëtar nga 25 miliardë euro në 35 miliardë euro. Do të rrisim të ardhurat për frymë nga 10,400 euro në të paktën 15,000 euro. Do të rrisim pagën mesatare në sektorin publik nga 1,000 euro në 1,200 euro, pagën e përgjithshme mesatare nga 830 euro në 1000 euro. Do të çojmë pensionin minimal në 200 euro, ndërkohë që paga minimale do të arrijë në 500 euro dhe në 2030 paga minimale do të jetë 650 euro. Ky është mandati për Shqipërinë turistike, ky është mandati me një industri të rilindur, ushtarake dhe agroushqimore, me kamera inteligjente në shkolla për sigurinë e fëmijëve.”

Rama theksoi se ky është një mandat për investime në shëndetësi, për shërbime më moderne për qytetarët dhe për një arsimin më të zhvilluar.

“Do të investojmë në Shqipërinë me korridorin blu dhe korridorin e tetë, portin e madh tregtar të Durrësit që do të hyjë në operim, katër aeroportet në funksionim dhe hekurudhat kryesore në kantier. Ky është mandati me besim të lartë për Shqipërinë,” përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026