Konfigurimi i parlamentit të ri, kush do të ulet në 140 karriget e Kuvendit
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit kanë përfunduar me numërimin e pothuajse të gjitha votave brenda vendit, duke sjellë një konfigurim të qartë të përbërjes së Kuvendit për legjislaturën e 11-të. Përbërja fillestare e parlamentit është:
-
Partia Socialiste (PS): 83 mandate
-
Koalicioni PD-ASHM: 50 mandate
-
Partia Socialdemokrate (PSD): 3 mandate
-
Partia Mundësia: 2 mandate
-
Lëvizja BASHKË: 1 mandat
-
Nisma “Shqipëria Bëhet”: 1 mandat
Më poshtë vijon ndarja e mandateve nëpër qarqe, ku janë vendosur dhe emrat që janë në garë të ngushtë për të marrë mandatin nga lista e hapur.
SHKODËR (11 mandate)
Në qarkun Shkodër janë ndarë 11 mandate, ku PD-ASHM ka 5, PS 4 dhe PSD 2 mandate.
| Partia | Deputetë |
|---|---|
| PD-ASHM (5) | Luçiano Boçi, Kliti Hoti, Greta Bardeli, Ramadan Likaj (lista e mbyllur), Bardh Spahia (lista e hapur – 9,414 vota) |
| PS (4) | Marjana Koçeku, Onid Bejleri, Xhenis Çela, Bujar Rexha |
| PSD (2) | Tom Doshi, Sabina Jorgo |
KUKËS (3 mandate)
Qarku Kukës ka 3 mandate, 2 për PD-ASHM dhe 1 për PS.
| Partia | Deputetë |
|---|---|
| PD-ASHM (2) | Flamur Hoxha (lista e mbyllur), Shkëlqim Shehu (lista e hapur – 7,493 vota) |
| PS (1) | Eduard Shalsi |
LEZHË (7 mandate)
Në Lezhë PD-ASHM merr 4 mandate dhe PS 3.
| Partia | Deputetë |
|---|---|
| PD-ASHM (4) | Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Gjin Gjoni, Kastriot Piroli (lista e hapur – 8,873 dhe 5,632 vota) |
| PS (3) | Ulsi Manja, Ermal Pacaj, Marjeta Neli (lista e hapur – 6,745 vota) |
DIBËR (5 mandate)
Në Dibër, PS merr 3 mandate dhe PD-ASHM 2.
| Partia | Deputetë |
|---|---|
| PS (3) | Blendi Klosi, Alma Selami (lista e mbyllur), Agron Malaj (lista e hapur – 12,616 vota) |
| PD-ASHM (2) | Xhelal Mziu, Denisa Vata (lista e mbyllur). Në garë për mandatin e tretë janë Xhemal Gjunkshi (5,693 vota), Përparim Spahiu (5,505 vota) |
DURRËS (14 mandate)
Në Durrës PS ka 8 mandate dhe PD-ASHM 6.
| Partia | Deputetë |
|---|---|
| PS (8) | Klodiana Spahiu, Milva Ekonomi, Loer Kume, Skënder Pashaj, Aurora Mara (lista e mbyllur), Arkend Balla (18,439 vota), Ani Dyrmishi (11,540 vota), Ilir Ndraxhi (6,387 vota) |
| PD-ASHM (6) | Oerd Bylykbashi, Artan Luku, Manjola Luku, Gent Strazimiri, Igli Cara (lista e mbyllur). Në garë për mandatin e 6-të janë Arian Ndoja (8,133 vota) dhe Aulon Kalaja (7,069 vota) |
ELBASAN (14 mandate)
Elbasani ka 10 mandate për PS dhe 4 për PD-ASHM.
| Partia | Deputetë |
|---|---|
| PS (10) | Arbjan Mazniku, Bora Muzhaqi, Ermal Elezi, Adi Qose, Evis Kushi (lista e mbyllur), Sara Mila (18,626 vota), Saimir Hasalla (9,361 vota), Olsi Komici (9,020 vota), Aulona Bylykbashi (8,315 vota), Agron Gaxho (5,969 vota) |
| PD-ASHM (4) | Tomor Alizoti, Edmond Haxhinasto, Klodiana Çapja, Blendi Himçi |
FIER (19 mandate)
Në Fier PS ka 12 mandate dhe PD-ASHM 4.
| Partia | Deputetë |
|---|---|
| PS (12) | Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile, Ana Nako (lista e mbyllur), Ceno Klosi (15,569 vota), Klevis Jahaj (12,395 vota), Asfloral Haxhiu (11,591 vota), Antoneta Dhima (6,554 vota), Elton Korreshi (5,953 vota), Zegjine Çaushi (3,909 vota), Dhimitër Kruti (3,613 vota) |
| PD-ASHM (4) | Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu, Saimir Korreshi |
BERAT (7 mandate)
Berati i ndahet 5 mandate PS dhe 2 PD-ASHM.
| Partia | Deputetë |
|---|---|
| PS (5) | Ervin Demo, Enriketa Jaho (lista e mbyllur), Hysen Buzali (8,209 vota), Fadil Nasufi (6,327 vota), Julian Zyla (4,612 vota) |
| PD-ASHM (2) | Enno Bozdo, Zija Ismaili |
KORÇË (10 mandate)
Në Korçë PS ka 6 mandate dhe PD-ASHM 4.
| Partia | Deputetë |
|---|---|
| PS (6) | Niko Peleshi, Romina Kuko, Genti Lakollari (lista e mbyllur), Ilirian Pendavinji (10,133 vota), Bledi Çomo (9,478 vota), Arian Jaupllari (7,430 vota) |
| PD-ASHM (4) | Ivi Kaso, Ledina Allolli, Bledjon Nallbati (lista e mbyllur). Në garë për mandatin e katërt janë Fidel Kreka (6,523 vota) dhe Kristjano Koçibelli (5,213 vota) |
GJIROKASTËR (4 mandate)
Në Gjirokastër PS ka 3 mandate dhe PD-ASHM 1.
| Partia | Deputetë |
|---|---|
| PS (3) | Mirela Furxhi (lista e mbyllur), Tërmet Peçi (9,468 vota), Piro Dhima (6,902 vota) |
| PD-ASHM (1) | Tritan Shehu |
VLORË (12 mandate)
Në Vlorë PS ka 9 mandate dhe PD-ASHM 3.
| Partia | Deputetë |
|---|---|
| PS (9) | Bledar Çuçi, Zamira Sinaj, Erjona Ismaili, Pirro Vengu (lista e mbyllur), Damian Gjiknuri (10,031 vota), Vullnet Sinaj (8,757 vota), Ardit Bido (7,360 vota), Vasil Llajo (4,894 vota), Brunilda Mersini (4,892 vota) |
| PD-ASHM (3) | Bujar Leskaj, Vangjel Dule, Ina Zhupa |
TIRANË (37 mandate)
Në Tiranë PS ka 19 mandate, PD-ASHM 13, Partia Mundësia 2, Lëvizja BASHKË 1, Nisma “Shqipëria Bëhet” 1, PSD 1.
| Partia | Deputetë |
|---|---|
| PS (19) | Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali, Lindita Nikolla, Taulant Balla, Adea Pirdeni, Albana Kociu, Igli Hasani, Delina Ibrahimaj, Ilva Gjuzi, Iris Luarasi, Erjon Malaj (lista e mbyllur). Në garë në listën e hapur: Blendi Gonxhja (17,420 vota), Ervin Hoxha (14,349 vota), Erion Braçe (13,822 vota), Fatmir Xhafaj (9,672 vota), Ornaldo Rakipi (6,768 vota), Xhemal Qefalia (6,484 vota), Anila Denaj (4,903 vota) |
| PD-ASHM (13) | Sali Berisha, Edi Paloka, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Jozefina Topalli, Besart Xhaferri, Fatmir Mediu, Erisa Xhixho, Klevis Balliu, Mesila Doda, Tedi Blushi (lista e mbyllur). Në garë për mandatin e 13-të: Jorida Tabaku (13,747 vota), Ilir Alimehmeti (12,599 vota) |
| Partia Mundësia (2) | Agron Shehaj, Erald Kapri |
| Lëvizja BASHKË (1) | Redi Muçi |
| Nisma “Shqipëria Bëhet” (1) | Ana Dajko |
| PSD (1) | Alban Pëllumbi |
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania