Balla për votat e Greqisë: Numërimi i tyre po pengohet nga humbësit

15 Maj 2025 | 16:05

Drejtuesi politik i PS për diasporës, Taulant Balla është shprehur se procesi i numërimit të votave të Diasporës duhet të vazhdojë pa ndërprerë, pasi nuk këtë mënyrë mund të arrihet të mbyllet më shpejt.

Balla tha se procesin e numërimit të votave të Greqisë po e pengojnë ata që kanë humbur, duke nënkuptuar një pengesë nga ana e PD-së.

“Kemi vërejtur se në komisionet e administrimit dhe votave nga jashtë nuk ka një korum për të marrë vendime për shkak të balancës politike. I jemi drejtuar komisionerit që ka të gjithë kompetencën për të përcaktuar dhe për të vijuar procesin.

Synimi ynë është që të lexohet çdo votë e ardhur nga diapsora dhe të mbyllet sa më shpejt procesi i numërimit. Ka një përpjekje për të penguar shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve nga humbësit. Por ne nuk jemi në fazën e kontestimeve, jemi në fazën ku duhet të lexohet çdo votë dhe zarf i mbërritur në KQZ. Kemi numëruar pothuajse 75% të zarfeve dhe kanë mbetur diku tek 25% për tu numëruar”, tha Balla.

I pyetur nëse kryekomisioneri Celibashi do marrë një vendim lidhur me kërkesën e bërë nga PS pasi KZAZ nuk mori një vendim për numërimin e votave nga Greqia, dhe çështja i kaloi KQZ-së, Balla preferoi të kursehej në përgjigjie duke thënë se: “Për këtë duhet të përgjigjet vetë Ilirjan Celibashi”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament, aty ku po mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, si jashtë...
14:45 | 23/07/2026

Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë,...
14:24 | 23/07/2026

Rama ndan pamjet nga punimet: Rruga “Adria” po shndërrohet në rrugë më të sigurt dhe më bashkëkohore

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga punimet në rrugën “Adria”. Rama e ka cilësuar si një nga akset më...
14:17 | 23/07/2026