Partia Mundësia siguron mandatin e dytë në Tiranë, flet Agron Shehaj

15 Maj 2025 | 16:45

Duket se Partia Mundësia ka siguruar mandatin e dytë në Tiranë, ndërkohë që ka ende vota të panumëruara nga diaspora.

Duke folur për këtë, kryetari i kësaj partie, Agron Shehaj, tha se komentet për mandatin e dytë do t’i japë sapo të zyrtarizohet rezultati, por tha se, në vija të përgjithshme, mandati i dytë është i siguruar, përjashto ndonjë çudi të madhe.

“Janë votat nga Greqia që nuk janë numëruar. Besoj që nuk do ndodhë ndonjë çudi e madhe që rezultati të ndryshojë. Mandatin e dytë do ta komentoj kur të mbyllet përfundimisht numërimi. Kur të kemi rezultatin përfundimtar, do flasim”, tha Shehaj.

I pyetur nëse bëri gabim që nuk u bashkua me Lapajn dhe Qorin për të formuar një opozitë më të madhe, Shehaj tha se nëse do të ndodhte kjo, do të humbte identiteti i Partisë Mundësia, pasi do të bëhej një bashkim partish dhe nuk do të kuptohej vlera e askujt.

“E dinim që në fillim që sistemi është i vështirë për partitë e vogla. I bie që t’i shkrijmë partitë në një parti, ndërkohë që ne kishim krijuar një parti për të mos i shkrirë të tjerat — dhe kështu s’do e kuptonim dot peshën tonë”, tha Shehaj.

Për procesin ai tha se do të flasë pas përfundimit të numërimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Drejtori i shkollës së Magjistraturës: Media duhet të raportojë me kujdes çështjet gjyqësore, perceptimi shpesh zë vendin e provës

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, gjatë fjalës së tij hapëse në konferencën e fokusuar te marrëdhëniet e institucioneve të drejtësisë me mediat, u...
11:10 | 29/06/2026

“Ligjet nuk mjaftojnë”, Gonzato-magjistratëve të rinj: Duhet të ndryshojë mendësia në institucionet e drejtësisë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, u bëri thirrje magjistratëve të rinj të kontribuojnë në ndryshimin e kulturës së institucioneve të drejtësisë, duke...
10:51 | 29/06/2026

Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia kërkon integritet, paanshmëri dhe përgjegjësi publike

Kryetari i Gjykatës së Lartë dhe Kryetari i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi, u përcolli një mesazh brezit të ri të magjistratëve...
10:46 | 29/06/2026