“Mundësi e mirë për të sjellë ndryshime”, flet Vuçiç nga Samiti në Tiranë

16 Maj 2025 | 10:52

Ka mbërritur në Samitin Europian të Tiranës edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat.

Në fjalën e tij ai tha se: “Kam patur bisedime me liderët evropianë, ndër to dhe Kaja Kallas. Mendoj se është një mundësi e mirë për të gjithë ne, për të bërë diçka më shumë, për të sjellë ndryshime”, tha Vuçiç.

Nga ana tjetër ai ka folur për zhvillimet dhe projektet ekonomike që janë në Serbi.

Sonte, Presidenti do të marrë pjesë në një darkë të organizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, për pjesëmarrësit e Samitit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe Kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk, me zyrtarë të Bashkimit Evropian, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026