Osmani në Samitin e Tiranës: BE të heqë masat ndaj Kosovës që të jetë e besueshme

16 Maj 2025 | 11:09

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u prit ngrohtësisht nga kryeministri Rama i cili sot është mikpritësi i samitit evropian, ku marrin pjesë 47 liderë evropianë.

Osmani iu përgjigj interesit të mediave të shumta të huaja dhe shqiptare që po mbulojnë samitin në Tiranë lidhur me krizën politike pas zgjedhjeve të shkurtit.

Ajo siguroi se zgjidhja e këtij ngërçi do të vijë shumë shpejt, pasi kjo krizë dëmton popullin e Kosovës.

E pyetur lidhur me dialogun me Serbinë, Osmani theksoi se me rëndësi për Kosovën në këto momente janë bisedimet me BE që siç tha duhet të heqë masat ndaj Kosovës që të jetë e besueshme.

“Kosova e ka politikën e jashtme 100 për qind të linjëzuar me atë të BE, e njëjta dhe për politikat e sigurisë. Fatkeqësisht ka një bllokadë totale nga BE dhe reformat tona nuk vlerësohen, as puna jonë nuk vlerësohet. Po hapet më shumë dera për ata që shkojnë në Moskë tek Putini se sa ne që jemi të linjëzuar me BE-në”, tha Osmani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026