Costa: Europa duhet të sjellë paqe afatgjatë në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme

16 Maj 2025 | 13:40

Në nisje të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po zhvillohet në Tiranë, Presidenti i këshillit Europian Antonio Costa bëri thirrje për unitet dhe përkushtim në mënyrë kolektive. Paqja në Ukrainë ishte një nga pikat kyçe në fjalimin e Costës të përbashkët për paqe, duke e cilësuar sigurinë e Ukrainës si pjesë të sigurisë së vetë Evropës.

“Titulli i takimit të sotëm është me vend. Një Europë e re, në një botë të re. Dhe unë besoj se kjo është cështja kryesore për këtë samit të sotëm.

Ky rend botëror i bazuar tek rregullat po minohet nga shumë palë. Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe në kontinentin europian sërish. Kjo luftë është një sulm ndaj komunitetit ndërkombëtar. Situata në Gazë është një tragjedi humanitare, e drejta ndërkombëtare po dhunohet. Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe tregtar ka bërë që njerëzit të lidhen me njëri-tjetrin, ndërkohë që kjo ndërvarësi që kishim krijuar është shndërruar në një instrument pushteti dhe presioni.

Nga ana tjetër, mënhyra sesi ne kemi funksionuar me rendin shumëpalësh ka bërë që ne të kishim paqe, siguri. Kemi promovuar të drejtat e njeriut të cilat mund të avancohen sërish vetëm nëse ne bashkëpunojmë në formë kolektive. Rendi shumëpalësh vazhdon të sulmohet dhe Europa ka për detyrë të punojë për këtë çështje, duhet të jemi të bashkuar dhe t ia dalim mbanë për të sjellë një paqe te drejtë për Ukrainën. Siguria e Ukrainës është edhe siguria jonë. Europa duhet të investojë më shumë tek mbrojtja e saj. Kemi mësuar se mbrojtja pa paqe është iluzion”, u shpreh Costa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026