Rama: Fitorja jonë në zgjedhje ‘Brexit’ i përmbysur, duam të rrimë në Evropë

16 Maj 2025 | 13:19

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalë hyrëse në seancën e parë plenare të Komunitetit të Liderëve Evropianë që po zhvillohet sot në Tiranë.

Rama theksoi simbolikën e ambientit ku po mbahet samiti, muret e të cilit janë të mbuluara nga imagjinata e fëmijëve shqiptarë për Evropën, një simbolikë sipas tij e faktit që ëndrrat e fëmijëve nuk mund të mbahen peng

“Për të gjithë vendin tim dhe popullin shqiptar që t’ju mirëpres në këtë vend dhe në këtë shtëpi të ndërtuar enkas për komunitetin politik evropian ku nuk jeni të rrethuar nga makthet e Evropës, por nga imagjinata e fëmijëve shqiptarë për Evropën. Jo ishte zgjedhje e qartë për ne se ëndrrat e fëmijëve nuk mbahen peng nga mitet e të shkuarës, ëndërrojnë për të ardhmen. Keni ardhur në një moment domethënës kur kemi mësuar ta shohim të shkuarën përmes syve të së ardhmes”, tha Rama.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e këtij momenti për Shqipërinë dhe rajonin, duke nënvizuar lidhjen e fortë që shqiptarët ndjejnë me Europën si pjesë e identitetit të tyre.

“Mbërritja juaj vijon një fushatë ku Europa ishte një pretendim i përbashkët identiteti, si përgjërim për përkatësi, jo si detyrë shtëpie por fat i bashkëndarë. Ndaj jam kaq i kënaqur që fushata u drejtua nga fjalët Europë-identitet-përkatësi, që fitoi më shumë se 52% të votave. Ishte një Brexit me role të përmbysura”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Seanca e fundit plenare e sesionit parlamentar, rendi i ditës. Qytetarët protestë para Kuvendit

Këtë të enjte do të zhvillohet seanca e fundit plenare në Kuvend për këtë sesion parlamentar. Kuvendi pritet të nisë në orën 10:00 ndërsa këtë...
08:35 | 23/07/2026

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026