Paqja në Ukrainë, Erdogan nga samiti në Tiranë: Jemi në një moment kritik…

16 Maj 2025 | 14:04

Gjatë fjalës së tij në samitin europian në Tiranë, Erdogan tha se bota është në një moment kritik dhe për këtë arsye liderët perëndimorë duhet të qendrojnë të bashkuar.

“Jemi në një moment kritik që armët të heshtin dhe paqja të vendoset në Ukrainë. Sot ashtu si në të shkuarën gjithë secili po kontribuon për të arritur armëpushimin. Do doja të falenderoja mikun tim të dashur Edi Rama dhe të gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë samit.

Është e rëndësishme që të veprojmë të bashkuar. Për të tejkaluar krizën e besimit në arenën ndërkombëtare është e nevojshme që të krijohet arkitekturë e drejt.

Në këto kohë kritike ku diskutojmë të ardhmen e sigurisë europiane, përpjekjet e BE për të zhvilluar industrinë e mbrojtjes janë të dobishme. Ne besojmë se këto përpjekje duhet të përfshijnë edhe aleatë që nuk janë anëtarë të BE. Kjo do ishte në interes të sigurisë europiane.

Duhet të konsultohemi për hapat që garantojnë sigurinë tonë ekonomike.

Jemi në një moment kritik që armët të heshtin dhe paqja të vendoset në Ukrainë. Sot ashtu si në të shkuarën gjithë secili po kontribuon për të arritur armëpushimin ”, u shpreh presidenti turk.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026