Rama flet për zgjedhjet: Procesi ishte 100% shprehje e vullnetit të popullit
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për mediat me homologen daneze, u pyet për raportin e BE-së për Shqipërinë.
Një gazetar i mediave ndërkombëtare e pyeti kryeministrin Rama në lidhje mbi një paragraf të raportit të BE ku flitet për një “lojë të pabarabartë” në zgjedhje.
Rama u përgjigj se ato rreshta janë shkëputur nga një pasazh më i gjatë, ku në tërësi flitet pozitivisht ndërsa theksoi se procesi zgjedhor në Shqipëri ishte një shprehje 100 përqind e vullnetit të popullit shqiptar.
“Më duhet të them që ajo çfarë cituat janë pak fjali të një deklarate shumë më të gjatë, ku praktikisht përshëndeti zgjedhjet shqiptare. Raporti i është referuar kritikave të raportit paraprak, që ka nevojë për shqyrtim. Dëshiroj të theksoj se zgjedhjet shqiptare janë shprehje e vullnetit të popullit shqiptar 100 përqind. Kritikat duhet të përmirësohen, nuk ka diskutim. Procesi ynë zgjedhor nuk është si në Danimarkë, por është në pajtim me standardet e OSBE-ODIHR”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama: Samiti i Tiranës tregoi angazhimin për një Evropë të bashkuar dhe të sigurt
- Frederiksen: Rusia kërcënim për Evropën, riarmatimi duhet të jetë prioriteti numër 1
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 08:26 Sulm i armatosur në jug të Tajlandës, vriten 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Plagosen 6 persona
- 08:24 Rusia kufizon transportin detar gjatë natës në portin e saj më të madh të mallrave pas sulmeve me dronë ukrainasë
- 08:16 Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live
- 08:11 Një front i ri po hapet në luftën e Iranit, nafta përballet edhe me bllokadën e ngushticës Bab al-Mandeb
- 08:10 Sulmet me dronë ndaj objekteve të CIA-s në Gjirin Persik, SHBA heton përfshirjen e mundshme të Rusisë
- 08:02 Kriza klimatike, thatësira ekstreme godet Evropën