Mungesë fuqie punëtore në Gjirokastër, bizneset me sytë nga gjimnazistët e studentët

16 Maj 2025 | 20:22

Stina e pranverës po sjell një fluks në rritje turistësh që vizitojnë Gjirokastrën, ndërkohë që bizneset e qytetit përballen me mungesën e fuqisë punëtore.

Sektori i turizmit, lokalet e shërbimit, bujtinat dhe hotelet kanë kthyer sytë nga gjimnazistët dhe studentët për të siguruar punonjës për vijueshmërinë e aktivitetit të tyre.

Administratorët e strukturave akomoduese shprehen se kjo është një zgjidhje e momentit, pasi mungojnë punonjësit e kualifikuar që do të ofronin një turizëm me standarde të larta shërbimi.

“Filluam sezonin, dhe ky muaj ka pasur një fluks. Nuk mund të jemi asnjëherë plotësisht të kënaqur, por po mundohemi t’i sistemojmë pozitat me punonjës. E rëndësishme është që të kemi numrat, por gjithashtu është e rëndësishme që të kemi një staf profesional. Dhe këtu po vuajmë pak, pasi, duke u ndryshuar vit për vit, një pjesë e punëtorëve nuk arrin dot të bëjë trajnimin dhe të investojmë siç duhet,” thotë Gentian Bineri, Kryetar i Shoqatës së Hotelierëve, Gjirokastër.

Janë rreth 1 mijë vende pune që bizneset turistike në Gjirokastër synojnë të hapin përgjatë sezonit të ardhshëm, ndërsa numri i të rinjve, gjimnazistëve dhe studentëve nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha nevojat për punonjës.

“Kemi sensibilizuar rininë, si në universitete ashtu edhe në gjimnaze, për të filluar punën gjatë verës në Gjirokastër. Ka një pjesë të konsiderueshme studentësh që punojnë këtë vit dhe po mundohemi t’u hapim sa më shumë vende pune rinisë, që edhe ata të edukohen me punën dhe të qëndrojnë këtu. Po ashtu, edhe ne e kemi më të lehtë të kuptohemi me ta,” thotë Gentian Bineri.

Tashmë, Gjirokastra është kthyer në një destinacion të preferuar të turizmit ndërkombëtar, por për shkak të mungesës së punonjësve, bizneset lokale po reduktojnë kapacitetet në aktivitetin e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026