Rekomandimet e qeverisë/ Dervishi: PS kërkon rikthim te SPAK-u i Krajës jo i Dumanit
Gazetari Ferdinand Dervishi ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se qeverisë socialiste e cila u mandatua për herë të katërt, nuk i duhet SPAK-u i Dumanit, por rikthim në SPAK-un e Krajës.
Duke komentuar rekomandimet e qeverisë ndaj SPAK, Dervishi tha se ky debat vjen në kohën e gabuar, pasi një situatë e ngjashme ka qenë edhe para katër vitesh ku PS mori mandatin e tretë.
“Momenti është shumë i gabuar. Po të shikojmë pikat, kemi të frenohen arrestimet spektakolare, respektimi i prezumimit të pafajësisë, përdorim proporcional i masave të sigurimit, ndëshkim alternativ, kjo është më e rrezikshmja, që kërkon masa më të lehta se arresti me burg.
Të gjitha këto pika nuk shkojnë më larg se ajo që ka thënë kryeministri para ca kohësh që goditjet duhet të ishin djathtas e që përfundoi me “mos guxo të vish te telefoni im”, pra atyre u duhet një SPAK më i frenuar pa iniciativë për të ndërmarrë veprime të forta. Pra nuk i duhet SPAK-u i Altin Dumanit, por i duhet rikthim te SPAK-u i Krajës”,-tha Dervishi.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës