Tiranë/ Po transportonin kanabis në një automjet, vihen në pranga 2 persona

20 Maj 2025 | 10:09

Policia e Tiranës ka arrestuar Enea Tahirin 37 vjeç dhe Besnik Shabanin 48 vjeç, të cilët u kapën duke transportuar lëndë narkotike në një automjet.

Burime nga policia kanë konfirmuar se Tahiri dhe Shabani kishin vetëm rolin e transportuesve të lëndës narkotike, ndërsa porositësit janë persona të tjerë. Sipas hetimeve, kanabisi do të vinte fillimisht në Tiranë dhe më pas do të transportohej drejt Greqisë nga dy të arrestuarit.

Plani i tyre parashikonte që të mos përdornin të njëjtin mjet për transportin final, në mënyrë që të humbnin gjurmët dhe të shmangnin rënien në sy të policisë.

Operacioni u realizua pas informacionit të siguruar nga inteligjenca policore, ku shërbimet e Policisë kanë ndaluar një automjet në aksin rrugor “Mamurras-Kashar” në Thumanë. Gjatë kontrollit në automjetin që drejtohej nga 37 vjeçari dhe kishte pasagjer Besnik Shabani, Policia ka gjetur 59 pako me lëndë narkotike të dyshuar si kanabis me një peshë totale prej 60 kilogramë e 6 gramë.

Si rezultat i operacionit, janë sekuestruar edhe pakot me lëndë narkotike dhe automjeti që dyshohet të jetë përdorur për transportimin e saj.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht këtë aktivitet kriminal dhe mundësinë e identifikimit të personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026