Aksident në Korçë: Makina përplaset me motorin, një i plagosur
Një aksident ka ndodhur në bulevardin “Fan Noli” në afërsi të spitalit të qytetit të Korçës, ku janë përfshirë një mjet dhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Korçës. Sipas informacionit të deritanishëm, gjendja e tij është stabile dhe nuk ka rrezik për jetën.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërkohë që dyshohet se njëri nga mjetet e përfshira në aksident nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. Hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha detajet dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 4, motomjeti me drejtues shtetasin J. B. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. B.
Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi J. B., 45 vjeç, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje