Ish-shefi i NATO-s: Evropës i duhet një model i ri sigurie
Ish-sekretari i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, i tha Radios Evropa e Lirë se përgatitjet për një forcë evropiane që do të vendosej në Ukrainë pas një armëpushimi ose marrëveshjeje paqeje “po ecin shumë ngadalë” dhe se i gjithë modeli i sigurisë evropiane ishte “në një pikë kthese”.
“Nuk dua të shoh një koalicion të të gatshmëve që kthehet në një koalicion të pritësve”, tha Rasmussen, duke iu referuar një plani të shpallur nga kryeministri britanik, Keir Starmer, në Londër, më 2 mars.
Që atëherë ka pasur një sërë takimesh në nivele të ndryshme. Megjithatë, pyetjet kyç për mandatin e misionit, rregullat e angazhimit dhe se cilat vende do të dërgojnë trupa, ende nuk kanë marrë përgjigje publikisht.
“Në parim, në Evropë, shpenzojmë shumë kohë duke diskutuar e folur, dhe përpjekjet për veprim janë të pakta”, tha Rasmussen.
“Megjithatë, shpresoj që sulmi i [presidentit rus, Vladimir] Putin ndaj Ukrainës dhe zgjedhja e [Donald] Trumpit [president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës] të shërbejnë si thirrje zgjimi që t’u tregojnë evropianëve se duhet të veprojmë shpejt”, shtoi ai.
Rasmussen foli në një intervistë të gjerë mbi çështjet ushtarake, sigurinë ekonomike dhe komentet e përsëritura të presidentit amerikan, Trump, për marrjen e Grenlandës nga Danimarka.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati
Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari
- 18:26 Lula: Tarifat e reja të SHBA-së të padrejta dhe një gabim strategjik
- 18:06 Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit
- 17:50 Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)
- 17:45 Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 17:34 Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj
- 17:17 Tërmetet shkatërrimtare në Venezuelë, 5.546 viktima. Dëmet arrijnë në 19,6 miliardë dollarë