Trazira në burgun e Korfuzit, shqiptarët dhe gjeorgjianët i vënë flakën dyshkëve

20 Maj 2025 | 15:07

Trazira të dhunshme shpërthyen mëngjesin e kësaj të marte në burgun e Korfuzit, kur një grup të burgosurish i vunë flakën dyshekëve dhe shkaktuar tensione në disa sektorë të institucionit të vuajtjes së dënimit.

Mediat greke shkruajnë se, incidenti u shënua në sektorët E dhe Z të burgut, ku grupe të të burgosurve shqiptarë dhe gjeorgjianë nisën protestën, si kundërpërgjigje ndaj kontrolleve të fundit në qeli, gjatë të cilave autoritetet kishin sekuestruar pajisje të ndaluara, përfshirë telefona celularë.

Zjarri i shkaktuar nga djegia e dyshekëve u vu nën kontroll brenda pak minutash falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës. Në vendngjarje mbërritën drejtori i policisë së ishullit, si dhe dy negociatorë për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

Autoritetet po hetojnë incidentin, ndërsa janë marrë masa për të rivendosur rendin dhe për të garantuar sigurinë në ambientet e burgut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026