Rreth 10 mijë vizitorë në vit në llixhat e Treganit në Elbasan, mes tyre dhe të huaj

20 Maj 2025 | 20:14

Ardhja e pranverës përkon edhe me frekuentimin e llixhave të Elbasanit, ku qytetarët që kanë probleme me reumatizëm shkojnë për tu trajtuar në vaskat me ujëra termale të pasur me squfur.

 “Mbi 10 mije persona vijnë çdo vit ne llixhat e Elbasanit dhe pasi kthehen, shprehen se ndjehen me te lehtësuar. Personat me besnik qe e frekuentojnë llixhën e Elbasanit janë nga Kosova, Mali i Z i, Maqedonia dhe Zvivra.’’ 

“Na vina prej dy vitesh këtu, e kam pas burrin me solum prej se kemi ardhur këtu ndjehet me mire nuk e ndërrojmë llixhën më. I kemi gjitha të mirat kushtet që na përshtaten këtu për shërim ne ujë. Se pari është ujë në nivel, ushqimin pastërtia. Nuk ndërrojnë tjetër banjë se kjo është banjë shëruese. Unë vuaj edhe nga unazat dhe këtu bëj masazhe dhe llixhën unë lirohem deri ne pranvere. Dy herë ne vit vij.”

“Prej 10 vitesh vij, na pëlqen llixha. Për ilaç vijmë, na presin mire na përcjellin mire. Çfarë problemi ke qe vjen prej 10 vitesh? Këmbët me dhëmbin duart reumatizma. Pasi ikni nga ktu a ndjeheni me të lehtësuar? Po mirë nga pak po. “

“Është hera e tretë që vijmë, na ndihmon shumë për reumatizëm. Kalojmë këtu shumë mire shumë na ka lënë përshtypje sjelljet. Më mire jemi, se unë kam edhe një operacion dhe për atë më ndihmon vërtetë shumë. Ambienti është me freskues, ilaçi dhe ujë ka më shumë squfur”.

Përveç reumatizmës, ujërat termalë rekomandohen për sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, sistemit nervor dhe të lëkurës.

“Prej Kosoves vijmë i shëndetshëm është uji, edhe për reumatizëm vijmë, gjunjët këmbët na dhëmbin. Dy herë vijmë tani në pranvere dhe Tetor. ”

Ujërat termale të Elbasanit njihen për vlerat e tyre kurative dhe vit pas viti me përmirësimin e shërbimit janë shtuar edhe frekuentuesit. Elbasani, bashke me Peshkopinë dhe Fushë-Krujën janë ndër të vetmet qendra që prej dekadash shfrytëzojnë ujërat termale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Rama në Mal të Zi në resortin që u refuzua në Shqipëri: Po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026