Zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Do paraqes listën e të gjitha dokumenteve të dhunuara

21 Maj 2025 | 13:21

Kreu i PD, Sali Berisha, vijon konferencat e përditshme me gazetarët pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit. Edhe këtë të enjte, ai tha se këto zgjedhje ishin një farsë elektorale.

Ai nënvizoi se ka shembuj të panumërt që faktojnë ndërhyrjen në votën e diasporës në Greqi dhe Itali.

“Zarfet, votat, nuk u mbushën nga qytetarët e regjistruar, por në mijëra e mijëra prej tyre u plotësuan nga patronazhistë të dërguar nga Tirana, punonjës apo ish-punonjës të ambasadave, dhe sollën një manipulim të dalë jashtë kontrolli”, tha Berisha.

Ai shtoi se të enjten do të paraqesë listën e plotë të të gjitha dokumenteve të dhunuara në zgjedhjet e 11 majit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026