Pse aksion anti-drogë u krye pas zgjedhjeve? Përgjigjet kreu i SPAK

21 Maj 2025 | 13:16

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, ku u godit një grup kriminal shqiptar, nuk ka lidhje me zgjedhjet.

I pyetur nga gazetarët pse ky operacion u zhvillua pas zgjedhjeve të 11 majit, Dumani tha se data është dakordësuar me autoritetet italiane.

“Nuk ka të bëjë fare me zgjedhjet, ne veprojmë si skuadër edhe datën e dakordësojmë së bashku. Kushtëzohemi nga njëri tjetri në lidhje me dinamikën e hetimit, me marrjen e vendimit nga gjykata si dhe përgatitjen për ekzekutim të masave të sigurimit.

Është një operacion ndërkombëtar, nuk zhvillohet vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera, ku edhe tani që po flasim po bëhen përpjekje për të lokalizuar dhe kapur anëtarë të grupit.

Ajo që është e sigurt është një datë e dakordësuar me policinë italiane dhe Eurojust”, tha Dumani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026