Berisha denoncoi “trenin bullgar” në Pekisht, Celibashi: Rasti duhet hetuar patjetër
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se rasti i fenomenit të trenit bullgar të denoncuar nga Partia Demokratike në një fshat të Elbasanit duhet të hetohet patjetër nga Prokuroria.
Celibashi tha se KQZ nuk kishte dijeni për rastin e denoncuar sot përmes një videoje nga kreu i PD Sali Berisha por bëri thirrje që rasti të hetohet plotësisht për t’i dhënë përgjigje shqetësimit të paraqitur publikisht.
“Nuk kemi dijeni, nuk na është bërë me dije, po ajo që mund të them pa hezitim është se rasti duhet të hetohet nga organet e procedimit penal. Duhet patjetër për t’i dhënë përgjigje shqetësimit të paraqitur publikisht”, tha Celibashi.
Sipas Berishës në një bar-kafe në fshatin Pekisht të Elbasanit janë gjetur materiale zgjedhore, lista votuesish dhe sasi të konsiderueshme parash, për të cilat ai pretendon se janë përdorur për blerje votash.
Sipas Berishës, informacioni i është përcjellë mbrëmjen e së mërkurës deputetit të zgjedhur të Elbasanit, Blendi Himçi, i cili mëngjesin e sotëm ka shkuar në ambientet e lokalit në pronësi të kryeplakut të fshatit, Dervish Beqiri, dhe ka dokumentuar praninë e fletëve të votimit dhe elementëve të tjerë që, sipas tij, tregojnë për një tentativë manipulimi të votës.
“Treni bullgar mbeti në stacionin e Pekishtit. Doli nga shinat dhe mbeti aty,” tha Berisha, duke përdorur një shprehje tashmë të njohur për të përshkruar praktikat e dyshuara të manipulimit të zgjedhjeve përmes skemave të organizuara.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq