“Ashensori i brendshëm lidhte 2 apartamentet”, gazetarja: Si shkoi SPAK te Veliaj

22 Maj 2025 | 21:24

Gazetarja Aida Topalli ishte këtë të enjte e ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka komentuar sekuestrimin nga ana e SPAK e një apartamenti dhe një shtese të cilat dyshohet të jenë të Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.

Ajo tha se në vijim të hetimeve SPKA pasi ka marrë deklaratat e personave që mund të kishin dijeni për personat që kanë jetuar në apartamentin e sekuestruar, kanë dalë në përfundimin se ky apartament është i lidhur me kryebashkiakun Erion Veliaj. Gjithashtu sipas gazetares është vënë re një ashensor i cli lidhte apartamentin ku jetonte Veliaj me këtë apartament dhe këtë shtesë të sekuestruar sot.

“Bëhet fjalë për një shtesë apartamenti dhe për një apartament. Pra bëhet fjalë për një pasuri që në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës është regjistruar në emër të një subjekti tregtar apo të një kompanie ndërtimi. Çifti Veliaj janë prej kohësh në hetim dhe shumë nga personat që kanë jetuar afër tyre janë marrë në pyetje. E njëjta gjë ka ndodhur me këtë pronë e cila nuk është deklaruar në pasuritë e Erion Veliaj dhe Ajola Xoxës.

Gjatë marrjes në pyetje të punonjësve apo personave që mund të kenë dijeni për personat që jetojnë në këtë apartament dhe këtë shtesë, nga të gjitha të dhënat ka rezultuar se janë çifti Veliaj-Xoxa. Gjatë kontrolleve në këtë apartament dhe në shtesën e të njëjtit apartament, ka pasur prova të cilat dyshohet të jenë të çiftit dhe kryesisht Ajola Xoxës. Dëshmitë kanë qenë të pastruesve, të mirëmbajtjes së ashensorëve dhe të pallatit. Një detaj i rëndësishëm është edhe një ashensor. Ka një ashensor të veçantë që e lidh me një apartament tjetër veç atij që jeton. Është konstatuar edhe ky ashensor që të dërgonte te ky apartament që është sekuestruar sot”,-tha Topalli.

Avokatët e çiftit Veliaj-Xoxa me anë të një deklaratë kanë mohuar që ky apartament si dhe shtesa e sekuestruar me kërkesë të SPAK ti përkasin Erion Veliajt apo Ajola Xoxës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026