“Ura”, zbardhet skema si silleshin lekët në Shqipëri dhe ku investoheshin
Gazetarja Aida Topalli foli këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” për operacionin “Ura” ku u arrestuan 52 persona mes të cilëve 40 shqiptarë.
Ajo ka treguar për Euronews Albania edhe mënyrën se si silleshin paratë e trafikut të drogës nga Italia në Shqipëri.
“Paratë në Shqipëri silleshin duke përdorur kryesisht autobusë, linja tokësore por edhe linja detare, pra nga porti i Barit në portin e Durrësit, me qëllim që të mos kishte shumë dogana për të kaluar. Shoferët e autobusëve, mbanin 12-13% të vlerës monetare që transportonin. Minimalisht në javë transportoheshin 300.000 euro.
Në momentin që Nuredin Dumani ka dhënë këtë dëshmi, hetuesit kanë rënë në gjurmët e këtyre linjave dhe u kanë vënë këtyre të fundit GPS, duke dokumentuar të gjithë rrugën e transportit të parave”,-tha Topalli.
Ajo shtois e sipas hetimeve të italianëve, këto para janë investuar në biznese, kompani ndërtimi, në lokale, restorante luksoze dhe në apartamente të blera nga anëtarë të këtij grupi kriminal.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë