U arratis nga burgu në Itali, RENEA arreston të shumëkërkuarin Xhevdet Plaku

23 Maj 2025 | 10:07

Një operacion i befasishëm i Policisë së Shtetit dhe forcave speciale RENEA është zhvilluar këtë të premte në qytetin e Durrësit.

Aksioni masiv, i shtrirë në disa zona të qytetit, ka sjellë shoqërimin e disa personave dhe arrestimin e një figure të rëndësishme të botës së krimit, Xhevdet Plaku, një emër i përfolur për aktivitetin e tij kriminal ndërkombëtar.

Xhevdet Plaku rezulton një person me precedentë të rëndë kriminalë në tri shtete, Shqipëri, Itali dhe Holandë. Gjatë 25 viteve të fundit, ai është dyshuar si i përfshirë në dy vrasje, trafik droge dhe është objekt i të paktën pesë atentateve të dokumentuara, nga të cilat ka shpëtuar.

Plaku është ekstraduar katër herë nga Interpoli dhe ka arritur të shmangë dënimet për vrasje përmes pushimit të hetimeve ose gabimeve proceduriale.

Periudha më e gjatë që ai ka kaluar në burg është rreth katër vjet, pavarësisht akuzave të rënda të ngritura ndaj tij.

Plaku u arratis në muajin janar nga burgu i Ankonas në Itali, ku vuante dënimin për trafik droge.

Emri i tij është përmendur edhe në dosjen e SPAK për një rrjet trafiku droge ku përfshiheshin edhe ish-zyrtarë të lartë të policisë, si Dedan Gjoni, ish-shef i krimeve në Komisariatin nr. 6 në Tiranë, dhe Erzen Breçani.

Hetimet dhe përgjimet e zhvilluara përmes aplikacionit të koduar Sky ECC kanë zbuluar se Plaku përdorte deri në 25 identitete të ndryshme për të fshehur gjurmët. Ai ka qenë edhe objekt i një atentati më 17 shtator 2019, kur Rexhep Rapi, një tjetër emër i njohur i botës së krimit nga Shijaku, tentoi ta eliminonte përpara komisariatit të Durrësit, si hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij, Sali Rapi, në vitin 2014 në Itali.

Për të marrë informata për vrasjen e Xhevdet Plakut, Rapi merrte informacion nga Dedan Gjoni, i cili e kishte shoqëruar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026