U arrestua në Lalëz, kush është Flobens Meçja: Plani 5 mln € për vrasjen e “Krymit”

23 Maj 2025 | 12:49

Flobens Meçja është mes 7 personave të arrestuar gjatë një operacioni policor në një restorant në Gjirin e Lalzit, ku ndodhej në tavolinë me të shumëkërkuarin tjetër, Xhevdet Plaku, i njohur me nofkën “Akili”, i arratisur në janar 2025 nga burgu i Ankonas në Itali.

43-vjeçari Flobens Meçja, alias Gega, alias Drini, ishte shpallur në kërkim nga SPAK pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”. Gjatë kontrollit, iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe një armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole, gati për qitje.

Emri i tij del në përgjimet e aplikacionit të koduar Sky ECC, ku shfaqet në biseda me Franc Çopjan, i cili i ofron 5 milionë euro për të ekzekutuar Erion Alibejn, i njohur me nofkën “Krymi”. Në komunikime, Meçja tregohet i gatshëm për të realizuar atentatin, madje i kërkon Çopjas çelësat e apartamentit të një të afërmeje që ndodhej në afërsi të objektivit për ta goditur me snajper.

Sky ECC – 31 Korrik 2020

Flobens Meçja i shkruan Franc Çopjas:

“Nëse ka pamje të mirë, atëherë do i hyj punës. Uroj që shtëpia e kushërirës të bëjë punë, pasi sa të vijë vjeshta do e ekzekutoj Erion Alibej. Sapo të marrë snajperin, do të të informoj.”

Flobens Meçja përmend edhe përfshirjen e një qitësi serb për të siguruar suksesin e atentatit. Në një tjetër komunikim, ai i kërkon Çopjas informacion për kamerat e sigurisë tek pallati i Alibejt dhe ai i kushërirës, për të finalizuar planin e vrasjes.

Sky ECC – 6 Gusht 2020

Flobens Meçja: “Po aty qenka me ja fut me tullë. O shok, me aq lekë sa jep ti për këtë, unë hy me shtet dhe e mbaroj.”

Franc Çopja e përforcon seriozitetin e planit duke i dhënë kaparin dhe duke e porositur të mbajë sekret identitetin e porositësit.

Sipas dosjes hetimore, Meçja kishte pranuar të kryente atentatet në këmbim të shumave të mëdha parash. Ai kishte marrë paraprakisht pagesën nga Çopja dhe kishte planifikuar eliminimin e katër personave, me Erion Alibejn si objektivin kryesor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026