“Më ka ikur gruaja, më mori djalin”- Burri në lot: S’e dija që ishte martuar 3 herë
Konfliktet në familje po prodhojnë histori nga më të ndryshmet dhe më absurdët. E tillë është ajo që ka ndodhur në familjen Mikaj.
Kryefamiljari Gjovalin Mikaj nga Boga ka denoncuar në polici dhe në media pretendimin e tij se bashkëshortja është larguar në drejtim të paditur nga shtëpia dy ditë më parë, së bashku me të birin 15 muajsh.
“Jam Gjovalin Mikaj nga fshati Boga i Malësisë së Madhe. Kam një hall, kam dy ditë më ka ikur gruaja dhe më ka marrë edhe djalin. Nuk po gjej rrugëzgjidhje as te policia. Kam ndenjur gati tërë natën dhe nuk më kanë zgjidhur problemin. Ju kërkoj ju ndihmë për të ma gjetur djalin. Nuk e di a ka mundur me e shitur, nuk e di ku ndodhet për momentin.
Kam bërë denoncim dhe as Malësia e Madhe e as Shkodra nuk më kanë kthyer përgjigje.
E kam mbajtur tre muaj djalin, pasi iku në Itali dhe ma la te Kisha e Madhe. E kam mbajtur me sakrifica e mund, për atë djalë jap jetën. Ju kërkoj të më gjeni djalin, gruan nuk e dua. Atë nuk e dua, me mua nuk ha bukë kurrë në jetë ajo. Dua vetëm djalin”, tha ai.
Në çiftin Mikaj konfliktet kishin disa muaj që kishin agravuar deri në situatë absurde, ku bashkëshorti shprehet se nuk ishte në dijeni se gruaja e tij kishte pasur 3 martesa më parë dhe dy vajza.
“Familja e ka nxjerrë jashtë, ka lënë dy vajza në Itali dhe unë nuk kam qenë në dijeni për çfarë ka ndodhur. Ka qenë e martuar tri herë. Unë për një herë e kam ditur, por jo për tri. Më ka denoncuar edhe në polici sikur e kam rrahur, por gjykata nuk i ka marrë parasysh akuzat e rreme. Jam prishur me babanë dhe familjen time për atë. E ka marrë dikush e ka rrejtur. Por unë dua vetëm djalin”, tha ai.

Tashmë ka mbetur në duart e organeve të drejtësisë që kjo situatë të marrë një zgjidhje për babain që është në kërkim të fëmijës së tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës