“Enigma”, të arrestuarit mbërrijnë në gjykatën e Durrësit nën masa të larta sigurie

25 Maj 2025 | 12:54

Gjykata e Durrësit u “blindua” nga forcat e policisë të dielën dhe shkak për këtë u bë seanca gjyqësore, ku Xhevdet Plaku, alias “Akili”, i arrestuar të enjten nga operacioni “Enigma”, pritet të dalë për vleftësimin e masës së sigurisë së bashku me 6 të njohurit e tij, me të cilët po darkonte 3 ditë më parë në një restorant në Gjirin e Lalzit.

Mes të arrestuarve në “darkën e fundit” të të ashtuquajturit “Akili” ishin edhe Flobens Meçja, Voltan Xhani, Jugert Xhani, Oltion Hasani, Fatjon Qesja dhe Alfred Hasanaj.

E parashikuar për të nisur në orën 11.00, por seanca u shti pasi dy nga të arrestuarit ishin dërguar në Tiranë për t’u marrë në pyetje nga një prokuror lidhur me akuzat që rëndojnë mbi ta për një tjetër vepër penale.

Bëhet fjalë për të arrestuarit Flobenc Meçja dhe Voltan Xhani. Vetëm pak minuta më parë dy të arrestuarit të shoqëruar nga forca të shumta policie kanë mbërritur në Gjykatën e Durrësit ku pritet të nisë seanca.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026