Tentoi të digjte ambasadën amerikane në Tel Aviv, arrestohet 28-vjeçari në New York
Një 28-vjeçar me shtetësi amerikane dhe gjermane, Joseph Neumayer, u arrestua të dielën në aeroportin John F. Kennedy në New York, pasi u dyshua se tentoi të digjte ambasadën amerikane në Tel Aviv, Izrael.
Ai u deportua nga autoritetet izraelite pas gjetjes së pajisjeve shpërthyese në një çantë shpine pranë ambasadës.
Sipas Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, Neumayer u paraqit në gjykatë dhe po mbahet në paraburgim.
Prokurorja e Përgjithshme Pamela Bondi deklaroi se i pandehuri akuzohet për planifikim të një sulmi shkatërrues që synonte ambasadën dhe kërcënonte jetën e amerikanëve dhe të Presidentit Trump.
Zyrtarët thanë se Neumayer kishte mbërritur në Izrael në prill dhe më 19 maj u përpoq të hyjë në ambasadë me një çantë shpine, ku mbanin tre kokteje Molotov, bomba të vogla të lëngut të ndezshëm, që mund të përdoren për të shkaktuar zjarr.
Ai gjithashtu pështyu një rojë të ambasadës dhe më pas u largua me shpejtësi, duke lënë pas çantën.
Policia më pas e arrestoi në hotelin ku qëndronte. Në mediat sociale, ai kishte bërë thirrje për sulme ndaj ambasadës dhe kishte kërcënuar amerikanët dhe Presidentin Trump, duke përdorur fjalë të rënda dhe kërcënuese.
Neumayer po përballet me akuza serioze që mund të rezultojnë me dënim deri në 20 vjet burg.
Arrestimi i tij vjen pas një sulmi tjetër të dhunshëm në Uashington DC, ku një person i armatosur vrau dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite jashtë një muzeu hebraik. Autoritetet po hetojnë lidhjen mes ngjarjeve.
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së pritet të marrë pjesë në një përkujtimore për viktimat në Izrael.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës