Shtyhet në GJKKO seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

Inceneratori i Fierit
26 Maj 2025 | 11:57

Është shtyrë në GJKKO sërish seanca për dosjen “Metamorfoza” për shkak se mungonin avokatët e dy prej të pandehurve.

Seanca e radhës do të zhvillohet më datën 30 maj, ndërsa edhe vetë disa prej anëtarëve të grupit kriminal nuk morën pjesë në gjyq si Pëllumb Gjoka, Behar Bajri, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltian Bistri, Xahevahir Lita.

Gjithashtu palët u njohën me vendimin e zëvendësimit të Irena Gjokës si pjesë e treshes gjyqësore, duke u zëvendësuar me Erion Çelën, që i bashkohet trupës aktuale me Etleva Dedën e Floja Hajredinajn.

Gjoka është me leje për një afat dy mujor për shkak të rrethanave familjare njoftuan kolegët e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026