Kurti i gatshëm të diskutojë me Mbretërinë e Bashkuar për qendrat për emigrantë

26 Maj 2025 | 16:39

Qeveria në detyrë e Kosovës ka shprehur gatishmëri për të diskutuar me Mbretërinë e Bashkuar, lidhur me propozimin për ngritjen e “qendrave të kthimit” në Kosovë për azilkërkuesit e refuzuar nga ishulli britanik.

Kjo deklaratë vjen pas raportimeve se Mbretëria e Bashkuar po e konsideron Kosovën si një nga vendet e mundshme për strehimin e emigrantëve që kanë përfunduar procesin e apelimit për azil në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan REL.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, theksoi se “dëshirojmë të ndihmojmë Mbretërinë e Bashkuar, mikun, partnerin dhe aleatin tonë, si dhe qeverinë e saj Laburiste”.

“Besojmë se është e drejtë të themi se mund të fillojmë diskutimet mbi këtë temë, por të gjitha institucionet tona shtetërore duhet të përfshihen dhe më pas vendimi do të varet nga rekomandimet e tyre. Shumë pyetje do të kenë nevojë për përgjigje paraprakisht”, tha Kryeziu.

Propozimi për ngritjen e qendrave të kthimit është pjesë e një strategjie më të gjerë të Mbretërisë së Bashkuar për të adresuar numrit në rritje të emigrantëve që mbërrijnë në ishullin anglez përmes rrugëve të paligjshme.

Sipas raportimeve nga gazeta britanike The Times, këto qendra do të shërbenin për të strehuar azilkërkuesit që kanë përfunduar procesin e apelimit dhe janë në pritje të deportimit.

Megjithatë, organizata ndërkombëtare Human Rights Watch ka shprehur shqetësimin se përdorimi i vendeve të Ballkanit si vende pritëse për emigrantët mund të shkelë të drejtat e tyre dhe të krijojë sfida të reja për vendet pritëse.

Në një deklaratë të fundit, HRW-ja ka bërë thirrje që BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar të ndalojnë së përdoruri Ballkanin si një “magazinë për emigrantët”.

Shqipëria tashmë strehon qendra kthimi për emigrantët që kthehen nga Italia, ndërsa qeveria britanike ka zbuluar së fundmi një pako investimesh prej gjashtë miliardë eurosh në Maqedoninë e Veriut.

Vetë BE-ja ndërmori hapa në mars për t’i lejuar vendet anëtare të përpunojnë kërkesat e emigrantëve jashtë kufijve të bllokut me 27 vende.

Ndërsa, në një marrëveshje të ngjashme që po ashtu kishte nxitur kritika, në vitin 2022, Kosova dhe Danimarka u pajtuan për dhënien me qira të 300 qelive burgu në Institucionin Korrektues në Gjilan për të strehuar të burgosur të huaj që pritet të dëbohen nga Danimarka pas përfundimit të dënimit.

Në këmbim, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro, të cilat do të investohen në Shërbimin Korrektues dhe në projekte të energjisë së ripërtëritshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026